Përveç filmave të aksionit ku shpesh Angelina Jolie ka luajtur rolet e saj të famshme mësohet se ajo është bërë pjesë e një aksioni të forcave speciale në jetën reale.

Ajo njihet për punën e saj ndërkombëtare humanitare, aq e përkushtuar sa ka dalë vullnetare të shërbejë si kurth për bosin ugandez të luftës, Joseph Kony, në emër të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, shkruan Sunday Times.

Në emaile të dërguar pesë vjet më parë, por që janë bërë publikë vetëm kohët e fundit, ish Kryeprokurori ekscentrik Luis Moreno Ocampo, thoshte se Jolie kish dalë vullnetare që të bashkohej me një ekip të forcave speciale amerikane në Republikën e Afrikës Qendrore, dhe “të ftonte Konyn për darkë, me qëllim që të arrestohej”.

Në emailin e saj dërguar Ocampos Jolie shkruan:

Brad më mbështet”, duke iu referuar bashkëshortit të atëhershëm, aktorit Brad Pitt. “Le të diskutojmë logjistikën”.

Nuk bëhet e ditur nëse plani i Jolie u realizua apo jo.

Joseph Kony i cili është akuzuar për rrëmbimin e fëmijëve për t’u bërë ushtarë dhe skllavë seksual, është akuzuar në vitin 2005 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga ICC në Hagë, por nuk është kapur ende.