Eshte bere arrestimi i pare nga Policia shqiptare ne lidhje me incidentin e ndodhur dy jave me pare ne qytetin e Elbasanit qe ndezi debatin politik e deri ne deklaratat shperthyese te ambasadorit amerikan ne vendin tone Donald Lu.

Enea Bekteshi dyshohet te kete qene ne makinen Audi qe perplasi automjetin e zv.drejtorit te Policise se Elbasanit, Gjergj Oshafi, dhe qe me tej u fut ne ambjentet e brendshme te Tregut Agroushqimor duke i shpetuar policise e cila ne fakt nuk beri asnje perpjekje per ta kapur. Veprimet e policeve jane ne hetim.

Sipas informacioneve paraprake, Bekteshi u arrestua ne Cerrik ku ju gjet edhe lende narkotike. Ai u vu ne pranga ne kuader te operacioneve qe policia ka nisur ne gjithe vendin per te goditur grupet kriminale.

Enea Bekteshi figuron ne shkresen qe Prokuroria i kerkonte policise ta vinte ne pergjim si pjese e nje bande te rrezikshme kriminale ne qytetin e Elbasanit. Ai dyshohet se eshte pjese e grupit te njohur si banda “Çela” qe muaj me pare qelloi me antitank biznesin e fisit Çapja, me te cilet kane rivalitet ne fushen e krimit. Pergjimi nuk ka ndodhur nga policia, dhe ketu kemi te bejme me nje skandal, pasi ne argument te shkreses te firmosur gjate veres, thuhet se nuk ka sherbime te mjaftueshme pasi jane me leje.

Opozita shqiptare akuzonte se ne makinen Audi ndodhej Suel Çela, djali i Petrit Celes, pronarit te Tregut Agroushqimor dhe shoku i Sokol Sanxhaktari, qe eshte dhendri i kryetarit te Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini. Per kete te fundit, lideri demokrat Lulzim Basha i ka kerkuar kryeministrit Edi Rama qe ta shkarkoje.

Prej ditesh forcat speciale jane perqendruar ne Elbasan, ne nje aksion te gjere per te cilin ka ngritur zerin edhe vete ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj, ndersa incidenti çpo ne Elbasan edhe drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Haki Çakon.