Në Spanjë është e pamundur të bësh evazion fiskal. Pas Messit e Ronaldos, i radhës që ka probleme me shtetin është ish futbollisti i Realit, Rikardo Karvaljo i cili është dënuar nga gjykata spanjolle për fshehje të taksave.

Ish-mbrojtësi i kombëtares portugeze është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 140 mijë eurosh.

Gjithsesi, futbollisti i cili aktivizohet aktualisht në radhët e Shangai SIGP në Kinë, do t’ia hedhë paq vetëm me pagimin e gjobës.

Ai nuk do qëndrojë asnjë ditë pas hekurave, pasi ligji spanjoll thotë se për dënimet nën 2 vite për krime jo të dhunshme, të dënuarit i shpëtojnë dënimit me burg, nëse nuk kanë dënime të tjera të mëparshme.

Image