Autobusi me tabela të Kragujevcit me 57 udhëtarë është ndaluar në Jarinjë. Dyshohet se në autobus ndodhet një mjet shpërthyes

“Gjithçka është në fazë të verifikimit. Ka dyshime se një mjet shpërthyes ndodhet në autobus. Autobusin e kemi ndalur i kemi thirrrë njësitë e ekspertëve që po merren me verifikim” ka thënë Besim Hoti për Express.

Ndërkohë që ai ka treguar se për momentin tre persona janë ndaluar për intervistim. Shoferi i autobusit si dhe dy persona të tjerë.

Hoti ka theksuar se për momentin është ndaluar qarkullimi në pikën kufitare në Jarinjë.