Barcelona vazhdon të jetë në ndjekje të Philippe Coutinhos dhe do të tentojë sërish gjatë janarit transferimin e tij

Por, jo të gjithë futbollistët e Barcelonës janë të lumtur për këtë, madje ka prej tyre që nuk e duan as transferimin e Coutinhos.

Sipas Diario Gol, dy mesfushorët Andres Iniesta dhe Ivan Rakitic nuk e duan transferimin e brazilianit.,

Ata besojnë se me transferimin e tij do të zvogëloheshin minutat e tyre në formacionin e parë.

Liverpool tashmë e ka njoftuar Barcelonën dhe është e gatshme ta shes Coutinhon për 15o milionë euro.