Dy nxënës e kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur sot, kur një 14 vjeçar ka hapur zjarr mbi shokët e klasës në shkollën në qytetin Gogania në pjesën qendrore të Brazilit.

Policia kumtoi se menjëherë pas incidentit, tinejxheri është arrestuar.

Sipas burimeve policore, prindërit e tij kanë qenë të punësuar në policinë ushtarake braziliane, dhe supozohet se djaloshi nga ata ka vjedhur pistoletën me të cilën e ka kryer sulmin.

Motivet për sulmin tani për tani nuk janë kumtuar zyrtarisht, por sipas televizionit Globo, sulmuesi një kohë të gjatë ishte maltretuar nga ana e shokëve të klasës.