Dy ish-agentëve të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski fillimisht pritet të gjykohen në Greqi për shkak të posedimit të pasaportave false.

Procesi gjyqësor do të zhvillohet shumë shpejt. Në deklaratën e dhënë mbrëmë para gjykatësve në Selanik, Grujevski, por edhe Boshkovski kanë kërkuar që të mos ekstradohen në Maqedoni, për shkak se rrezikohet jeta e tyre. Ata siç bëjnë të ditur mediat greke kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre në Maqedoni.

Dy të akuzuarit mbrëmë u arrestuan në aeroportin e Selanikut gjatë tentimit për të dalur nga Greqia me pasaporta false bullgare. Grujevski ka poseduar pasaportë me emrin Hristo Atanasov, ndërsa Boshkovski me emrin Nexhbi Asan.

Ata akuzohen për rastin “Fortesa” lidhur me asgjësimin e sistemit të përgjimeve, ndërsa në kuadër të akuzës është edhe ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.