Dy gra janë vrarë nga sulmuesi i cili me thikë sot i sulmonte kalimtarët në stacionin hekurudhor Sen-Sharl në Marsejë.

Sulmuesi menjëherë është likuduar nga pjesëtarët e Forcave të sigurisë franceze. Identiteti i tij nuk zbulohet akoma.

Burime të policisë theksojnë se me siguri bëhet fjalë për terrorizëm dhe se sulmuesi ka thirrur “Allahu Ekber” gjatë sulmit, të kryer në stacionin kryesor hekurudhor në Francën jugore.