Ricardo Rodriguez ka treguar dy dëshirat e tij të mëdha me Milanin dhe Kombëtaren e Zvicrës

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Ricardo Rodriguez ka treguar se ëndrrat e tij më të mëdha janë triumfi në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës.

Por, ai e pranon se kjo është shumë e vështirë, sidomos Kupa e Botës me Zvicrën.

“Ëndrra ime? Do të doja të fitoja Ligën e Kampionëve. Ndonjëherë e mendoj se sa mirë do të ishte të mbaja atë trofe në duar”, tha Rodriguez për Forza Milan.

“Po ashtu ëndërroj të fitojë Kupën e Botës. E di që është e vështirë me një Zvicrën, por kurrë mos thuaj kurrë”, tha në fund ai.

Rodriguez që prej transferimit nga Wolfsburg, është bërë i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të Milanit.