Edhe pse aktorja pohon se nuk është adhuruese e botoksit, fotografitë tregojnë diçka tjetër.

Kur është në pyetje fshehtësia e pamjes së saj së re, Nicole Kidman (50) gjithmonë thotë se një çantën e saj të kozmetikës ka krem për diell, si dhe hidratues.

Por, fytyra e saj e pazakontë, të cilën kësaj radhe e tregoi gjatë një emisioni në shoun e Stephen Colbert në Nju Jork, me siguri se ka një rrëfim tjetër.

Ajo duket pa thinja dhe sigurisht se i është nënshtruar trajtimit të  botoksit, shumica konsiderojnë se kësaj radhe ia ka tepruar, pasi që duket si kukulle porcelani.

Është interesante se Nicole edhe më tej thotë se nuk është adhuruese e botoksit dhe pohon se është besnike ndaj ushtrimeve.

Përveç shprehjes jo natyrale të fytyrës, për shkak tët ë cilës duket sikurse është ngrirë në kohë, ajo duket tepër elegante në xhaketën me ngjyrë të zezë.