Një familje në jug të Francës së shpejti do të mësojë nëse foshnjës së tij mund t’ia jap emrin Xhihad, pasi që këtë pyetje përgjigje do të jap gjykata.

Këtë e ka bërë të ditur sot agjencia e lajmeve AFP, transmeton gazetametro.net.

Çështja e emrit të një fëmije u bë temë në Toulouse të Francës, pasi në gusht prindërit e kanë lajmëruar foshnjën, e më pas iu kanë drejtuar gjykatës.

Ndryshe, çështja e vendosjes së emrave me kuptim fetar po diskutohet në Francë, pasi disa nga emrat, si ky Xhihad, kanë një kuptim që lehtësisht mund të bien në kundërshtim me ligjet e këtij shteti.