Këngëtarja kosovare i është përgjigjur pyetjeve përsa i përket kuptimit të emrit të saj, muzikës, modës dhe kuptimit të tatuazhit në dorën e majtë, në një intervistë për disenjuesen Patrizia Bambi.

“Unë di që ti ke nje tatuazh që shkruan “Patience” në dorën tënde, është e rrallë për një vajzë të kësaj moshe të ketë durim, çfarë kuptimi ka në të vërtetë për ty ?” -pyet Patrizia.

“Ky tatuazh është shumë i rëndësishmë për mua, sepse si një artiste e re më duhet shumë punë dhe përkushtim që të arrij të bëhem e njohur për publikun.

E kam vënë në dorë që të më kujtojë të jem e duruar ditë pas dite.”- ka thënë Dua.

Patrizia gjithashtu është shprehur krenare që ka zgjedhur Duan si imazh i markës “Patrizia Pepe”, sepse sipas saj, ajo është imazhi i duhur i femrës që përpiqet të arrijë limitet. /GazetaBlic