Se vajzat e talentuara shqiptare kanë “pushtuar” botën tregojnë sukseset që po arrijnë nëpër botë.

Njëra ndër to është Dua Lipa, e cila që nga koha kur doli në skenën muzikore, vazhdon suksesin në muzikë.

Projekti i fundit nga ajo është “New Rules”, këngë e cila i ka hapur shumë rrugë këngëtares në tregun e muzikës së huaj.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Dua ka bërë të ditur që është nominuar nga “MTVEMA” në tri kategori dhe ka ftuar të gjithë ta votojnë atë.

Projekti “New Rules” ka marrë mbi 475 milionë klikime në kanalin YouTube, shifër kjo e paarritshme për shumë prej artistëve të njohur