Për herë të parë sot është mbajtur “Parada e Krenarisë” e komunitetit LBGTI në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë shesh ishin mbledhur dhjetëra persona me flamuj që simbolizonin njerëzit me orientime të ndryshme seksuale si dhe parullat, me të cilat kërkojnë që të pranohen e mos të diskriminohen nga shoqëria.

Image

Paradën e këtij komuniteti e ka mbështetur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo përmes një statusi që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar, se dashuria është dashuri.

Image

“Kosova ka zhvilluar sot paradën e parë të krenarisë në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë”, kishte shkruar Dua.

Dua Lipa është një ndër artistet më të dashura në Shqipëri, por jo vetëm. Së fundmi ajo ka publikuar këngën “New Rules” e cila ka rezultuar shumë e sukseshme duke u pozicionuar e para në renditje në Britani për disa javë rresht.

ImageImage