Mund të themi që Dua Lipa ka pasur një vit goxha të suksesshëm.

Këtu veçojmë këngën e saj më të fundit “New Rules”, të cilës ia ka bashkangjitur edhe klipin, e që ka arritur të mbledh shumë klikime.

Sukseseve të shumta të këngëtares i shtohet edhe çmimi ASCAP Vanguard për kontributin e dhënë në muzikë.

Ceremonia e këtyre çmimeve mbahet çdo vit në SHBA dhe në Britani.

Veç kësaj Lipa është e nominuar edhe për MTV EMA në tre kategori.