Pyjet e Maqedonisë kanë probleme se si t’i dërgojnë të gjitha sasitë e porositura të druve para fillimit të sezonit të ngrohjes. Sipas menaxhmentit, ish drejtori Zharko Karaxhoski, pasi u ndërrua pushteti, është ndërprerë i gjithë aktiviteti në teren si për prerjen ashtu edhe për dërgimin e druve te depot dhe qytetarët. Por, sipas menaxhmentit, nuk ka vend për panik.

Kemi marrë përsipër 302.866 metra kub, ndërsa deri më tani janë dërguar rreth 249.306 metra kub dhe për dërgim mbeten rreth 53.600 metra kub. Kjo sasi do të dërgohet deri në fund të vitit, dhe të gjitha palët që bashkëpunojnë me NP Pyjet e Maqedonisë do të jenë të kënaqur – tha Zharko Anastasieski, ndihmës drejtor i Pyjeve të Maqedonisë.

Kërkesa më e madhe për dru për ngrohje sikurse në të kaluarën është nga Shoqata e Pensionistëve. Sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve, “Gjorçe Petrov” Meto Novakovski, deri më tani pjesa më e madhe e masës së porositur të druve është dërguar.

 Shoqata e Pensionistëve

80% e sasive tashmë janë dërguar deri te anëtarët tanë. Shpresojmë se deri në fillim të sezonit të ngrohjes pensionistët do t’i marrin tërësisht drutë e porositur për ngrohje”.

Ndihmës drejtori Anastasieski thotë se sasia tjetër e drurit për ngrohje do të dërgohet për pensionistët deri në fillim të sezonit të ngrohjes. Ai thotë se problem dhe mungesë të druve ka në Shkup. Gjatë ditëve të kaluara, pas ftohjes së motit, në mënyrë plotësuese është rritur numri i pagesave për dru.

E njëjta pamje është në Gjevgjeli, Berovë dhe Kërçovë. Edhe më tej, vlen rregulli kush paguan i pari, i merr drutë i pari. Të gjithë që kanë paguar do t’u dërgohen drutë, ata që paguajnë tani, ashtu siç paguajnë, në të njëjtën mënyrë i marrin drutë’ – u shpreh Zharko Anastasieski, Ndihmës drejtor i Pyjeve të Maqedonisë.

Edhe këtë vit, çmimi i druve për ngrohje mbetet i njëjtë. Dushku këtë vit mund të blihet për 2450 denarë, ndërkaq ahu për 2370 denarë për metër kub./alsat-m