Një bandë shqiptarësh të cilët kishin ngritur një organizatë të dedikuar në shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës edhe mes minoreneve duke shfrytëzuar si bazë mbështetje dhomat e marra me qira në disa hotele të zonës së Rosetos (Itali) është shkatërruar nga karabinierët.

Anëtarë e bandës ishin shqiptarë, të cilët përdornin dhomat e një hoteli që kishin me qira për të bërë të mund më pas shpërndarjen e saj, shkruan Ansa. Ata u pikasën nga karabinierët, të ndihmuar dhe nga zëvendës prokurori Silvia Scamurra.

Mësohet se 5 shqiptarët janë arrestuar në zona të ndryshme të Italisë. Ata kanë bërë të mundur shitjen e drogën brenda në hotele, duke përfshirë adoleshentë dhe gra.

Nëse gratë nuk kishin mundësi për të paguar para, shumica detyroheshin të paguanin mallin duke kryer marrëdhënie seksuale.

Ndërsa shumë të tjerë në pamundësi për të paguar për dozat e marra hasnin kërcënime.