Luciano Spalletti, trajneri i Interit, ka marrë një lajm të keq para derbit me Milanin, i cili luhet me 15 tetor.

Ylli i Kroacisë, Marcelo Brozoviç rrezikon të mungojë në derbi pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Finlandës.

“Brozoviç nuk do të udhëtoj me skuadrën për ndeshjen me Ukrainën për shkak të lëndimit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kroacisë, përcjell Express.

Pas ekzaminimeve mjekësore do të mësohet nëse Brozoviç do të jetë gati për derbin ndaj Milanit.