Lojtar i Jaen Paradiso, Dani Martin ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Saragozës në futsalin e Spanjës.

Aksioni duket si në videogame: e merr topin nga portieri te vija anësore pranë portës së vet. Pastaj, pa u menduar dy herë niset në drejtim të portës kundërshtare: duke i dribluar të gjithë, del para portierit dhe i shënon me majën e këmbës.

Një gol për ta mbajtur në mend realizuar nga Dani Martin – lojtar i Jaen Paradiso, skuadër spanjolle e futsalit – kundër Saragozës.