Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i ftuar në “360 Gradë”, thotë se pavarësisht se drejtuesit e policisë janë denoncuar me zë dhe figurë se merrnin 30% nga droga, vazhdojnë të jenë ende në detyrë.

“E gjithë kjo situatë nuk do të kishte arritur deri këtu nëse Rama nuk do të kishte mbështetur këtë vendimmarrje. E vërteta është që drejtues të Policisë së Shtetit janë denoncuar për 30-n dhe vazhdojnë të jenë akoma pjesë e policisë. Është një situatë e rëndë, e vështirë, ku ministri i tij i Brendshëm është i përfshirë. Si Ministria e Mbrojtjes, si Ministria e Brendshme na dalin të përfshirë”, tha Demiraj.