Mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, gjatë ditës pak më ngrohtë. Pasdite në vendet më të larta dhe në male në pjesët perëndimore pritet erë posaçërisht e përforcuar e cila kohë pas kohe mund të tejkalojnë shpejtësinë prej 90/km në orë.

Nga fundi i ditës dhe gjatë natës sërish do të ketë depërtim të masës së ftohtë të ajrit nga veriu me erë të përforcuar veriore. Në pjesët veriore dhe perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, në male borë, por nuk pritet reshjet të jenë të mëdha.

Nesër gjatë ditës vranësirat do të ulen, por në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.  Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 1 deri 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale ditore deri 17 gradë Celsius.

Nga e marta mot kryesisht me diell dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, në shumë vende do të ulen nën zeron. Nga fundi i javës do të ketë ngrohje të vogël.