Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se një masë jostabile ajrore me përmasa të mëdha po i afrohet Shtipit, ku priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e përforcuar dhe dukuri e breshërit.

Në rajonet e tjera po mban mot me vranësira me reshje lokale të shiut. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës, posaçërisht në pjesët lindore. Do të fryjë edhe erë e përforcuar veriore, vende-vende edhe me mbi 70 km/orë shpejtësi.