Mediat serbe si zakonisht tentojnë që shumë gjëra të lidhin me Kosovën dhe të tentojnë të “zbulojnë” se pavarësia e Kosovës është e njëanshme, mirëpo edhe tani nuk doli të jetë ashtu.

Se rasti i Kosovës dhe Katalonjës nuk janë të ngjashme e tha edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, i cili tha se janë raste të ndryshme dhe si të tilla nuk mund të krahasohen

Tani edhe Beogradi del dhe deklarohet se janë ‘dy probleme’ me pikëpamje të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Sipas B92, Milovan Drecun nga komisioni parlamentar për Kosovës, ka thënë se këto dy raste nuk janë për krahasim pasi edhe shumica e vendeve të BE-së e njohin pavarësinë e Kosovës.

Edhe për Partinë Liberale Demokratike, këta dy shembuj nuk janë për krahasim.

“Serbia në vitin 1999 humbi kontrollin në Kosovë. Serbia nuk ka ndikim pothuajse për asgjë në Kosovë, që nuk është si në rastin e Spanjës dhe Katalonjë…”, ka thënë John Nejdenov.

Katalonja nuk është rasti i vetëm në botë që kërkon të jetë e pavarur, edhe shumë vende në rajon kanë kërkuar prej kohesh të jenë të pavarur nga vendet e tyre të origjinës.

Lidhja Veriore kërkon ndarjen e Padanisë nga Italia, për arsye ekonomike.

Ekziston edhe rasti i Flanders në Belgjikë- partia më e fortë pas zgjedhjeve në Belgjikë, beson se shteti belg para shpërbërjes beson se duhet të ndërtojë Flanders të pavarur.

Kujtojmë, se Evropa pritet të sjellë një përgjigje racionale në rastin e Katalonjës, por në të njëjtën kohe duhet të respektojnë vullnetin demokratik.