Maqedonia në fillim të vitit 2018 do të ribrendohet si destinacion turistik, paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit Aleksandar Donev.

Donev në promovimin e udhërrëfyesit turistik evropian “In your pocket” për Shkupin, Ohrin dhe Manastirin, theksoi se promovimi aktual i vendit si përmbajtje nuk i ndjek trendet, ndërsa brendi “Macedonia Timeless” tanimë është shfrytëzuar dhe në esencë nuk është turistik.

Deri vitin e ardhshëm, fillon edhe projekti “Platformë për udhëtar të pavarur” i cili, para së gjithash, do t’u dedikohet turistëve të cilët vetë dëshirojnë ta krijojnë turën e tyre dhe ta organizojnë qëndrimin në Maqedoni, kategori e cila deri tani aspak nuk ka qenë e targetuar.

џебен водич Александар Донев

“Planifikojmë ribrending të Maqedonisë si destinacion turistik në fillim të vitit të ardhshëm sepse ka nevojë të madhe për një gjë të tillë. Na nevojitet brend i ri që do t’i komunikojë potencialet e vërteta të Maqedonisë si destinacion turistik. Kjo, normalisht, do të thotë edhe ndryshim i kontentit i cili, për fat të keq, nuk i përcjell trendet”, theksoi drejtori.

Sipas tij, tejet do të ndryshojë koncepti duke pasur parasysh se deri tani strategjitë kombëtare për turizëm kryesisht i kanë përgatitur kompani të huaja konsultuese të cilët shumë pak kanë bashkëpunuar me punonjësit turistik lokal.

Donev vlerësoi se Skopje In your pocket” kompenson një hendek që momentalisht ndjehet në turizmin e Maqedonisë.

“Na mungon ofertë e aktiviteteve që mund t’i praktikojë një turist nëpër Shkup, Ohër, Manastir dhe nëpër Maqedoni në përgjithësi, ndërsa udhërrëfyesi është mundësi e shkëlqyeshme për këtë”, theksoi drejtori, duke nënvizuar se zgjedhja e turistëve të sotëm është destinacion unik i cili mund të ofrojë përvojë të veçantë.

Numri i parë i “In your pocket” për Shkupin, në të cilin janë përfshirë edhe Ohri dhe Manastiri, është shtypur në qershor të këtij viti në 20.000 kopje dhe janë shpërndarë në disa lokacione nëpër qytete. Përveç në formë të shtypur, mund të shfrytëzohet si aplikacion mobil dhe të gjendet në ueb-faqe https://www.inyourpocket.com/skopje. Numri i dytë, siç u tha në promovim, duhet të dalë në dhjetor të këtij viti.

“In your pocket” është udhërrëfyesi më i njohur turistik evropian që e krijojnë ekipe ndërkombëtare të gazetarëve prej para 25 viteve. Në mënyrë karakteristike, humoristike, por ashpërsisht reale, ata rekomandojnë se çka tjetër, përveç vendeve tradicionale nëpër vende duhet të shikohen, vizitohen dhe përjetohen. Në vitet e 90-ta është krijuar edhe internet faqja e udhërrëfyesit, ndërsa nga viti 2010 ka edhe aplikacion të saj mobil të cilin deri tani e kanë zbritur 1,6 milionë turistë.