Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu ka bërë një deklaratë të fortë ditën e stome, pas atyre të bëra pak ditë më parë lidhur me krimin në Shqipëri.

Lu ka shkuar me tej, ku ka kërkuar veprime konkrete nga shteti shqiptar për të futur peshqit e mëdhenj në burg.

Deklaratën e fortë, Lu e ka bërë në një koment tek një video e gazetarit Skënder Minxhozit, ku ai fliste për drogën dhe krimin.

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, shkruan Ambasadori Donald Lu.