Duke u nisur nga vullneti i lirë për të respektuar kërkesën e popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe duke e dëgjuar kërkesën e opinionit vullnetmirë në vend, partitë politike shqiptare:

  • Aleanca për Shqiptarët – Tetovë, e përfaqësuar nga Zijadin Sela
  • Lëvizja BESA – Shkup, e përfaqësuar nga Bilall Kasami dhe

E njoftojnë opinionin me këtë:

Z O T I M

Zotohemi se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të bashkëpunojmë në interes të votuesit shqiptar në Maqedoni, duke i ofruar koalicion që e mundëson fuqizimin dhe maksimalizimin e votës shqiptare, por edhe që e pengon mundësinë që të tjerët t’i përcaktojnë fituesit e komunave shqiptare.

Zotohemi se do ta mbështesim njëri-tjetrin në raundin e dytë, duke i përkrahur në mënyrë të ndërsjellë kandidatët për kryetarë komunash të partive përkatëse.

Zotohemi se jemi të gatshëm që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në krijimin e këshillave komunale si dhe bashkëqeverisje me pushtetin lokal.

Zotohemi se do të angazhohemi me gjithë kapacitetin tonë dhe me resurset që i kemi, që ky synim të jetësohet.

Me këtë rast Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët i bëjnë thirrje gjithë popullatës shqiptare në Maqedoni, që në mënyrë sa më masovike të dalë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke i mbështetur kandidatët për kryetarë komunash të këtij koalicioni. Në veçanti u bën thirrje aktivistëve të strukturave partiake, që të angazhohen nëpër shtabet përkatëse komunale e lokale, duke ndihmuar që shqiptarët të mund të shpëtojnë nga ky përfaqësim dhe degradim që i ndodhë kombit tonë në Maqedoni.

Ne e dëgjuam zërin e popullit shqiptar!

Bilall Kasami

Zijadin Sela

Shkup, 18.10.2017