Bayern Munchen mundi me penallti Leipzigun në transfertën që ishte e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Gjermanisë. Por në fakt, ndeshja u bë e njohur për një tjetër motiv.

Në fund të pjesës së parë, drejtori sportiv i Leipzigut, Ralf Rangik, zbriti nga vendi i tij në tribunë dhe u drejtua për te fusha e lojës.

Motivi ishte për të kundërshtuar njërin prej arbitrave anësor, i cili pak më parë kishte kthyer një faull të cilin kryesori e akordoi për vendasit, por pas një konsultimi me asistentin anësor, e ktheu për Bayernin.

Për këtë arsye, drejtori Rangik la vendin e tij, dhe me telefonin e tij i tregoi anësorit faullin, që sipas tij i takonte Leipzigut. Tashmë pas VAR-it, edhe celulari po “ndihmon” arbitrimin.