Louie Gibson është djali i legjendës së filmit, Mel Gibson, por që dëshiron të bëjë emrin e tij në industrinë filmike.

Mirëpo krahasimet me babanë e tij kanë ndikuar në ndërtimin e një karriere personale, sidomos kur ishte më i ri.

Image

Ngjashmëria e djalit me babanë

29-vjeçari thotë se është i vetëdijshëm për ngjashmëritë me babanë e tij, por dëshiron ta konsiderojë veten si një version të përmirësuar të yllit të “Lethal Weapon”.

“Nuk jam aq i shëmtuar sa ai. Unë them se dukem shumë më mirë se ai”, ka bërë shaka Louie në një prononcim për The Daily Telegraph.

Image

Louie thotë se duket më bukur se babai i tij

Sidoqoftë, krahasimi i fotografive të tij me Mel tregon se Louie ngjan shumë me babanë e tij në kohën kur ka qenë i ri, si në filmat “Mad Max”.

Louie është njëri nga nëntë fëmijët e Mel Gibson dhe së bashku me prindërit e tij u vendos në Amerikë kur ishte tetëvjeçar.

Ai i ka ndjekur hapat e babait duke u inkuadruar në industrinë e filmit si një regjisor. Djali i Gibson ka studiuar për film në Universitetin Chapman në Kaliforni.

Image

Mel Gibson në “Mad Max”

“Happy Hunting” (2017) është filmi i parë i metrazhit të gjatë, që është realizuar nga Louie së bashku me mikun e tij, Joe Dietsch. Është fjala për një film të zhanrit horror-vestern.