Në shtëpinë e Cristiano Ronaldo ishte një mik special. Rio Ferdinand, ish-shok skuadre me sulmuesin portugez te Manchester United, ka vizituar mikun e tij në Madrid. Të dy miqtë kanë qenë duke biseduar, teksa papritur vjen djali i Cristianos dhe kërkon të gjuajë disa penallti. Siç shikohet edhe nga video, ka një gjuajtje fantastike, edhe pse ende në moshë të vogël.

Cristiano Ronaldo ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke stërvitur me të birin, Ronalo Junior. Në këtë stërvitje mysafiri i Ronaldos, Rio Ferdinand, ka bërë edhe rolin e portierit.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo Juniro do ta ndjekë rrugën e babai apo jo. Ndërkohë, Rio Ferdinand i është futur rrugës së boksit profesionist dhe shpreson të bëjë një duel madhështor.