Nick Hilton, një Dj i njohur është diagnostikuar me tumor në tru me madhësinë e një topi tenisi. Nick Hilton është shokuar pasi mendohet se është shkaktuar nga migrena.

Mjekët e kanë njoftuar se ka vetëm disa javë kohë jetë. Prindërit e 22-vjecarit janë në mbështetje të tij pasi është konsideruar tërësisht i pafat.

Tumori është aq afër trurit të Nick sa të gjithë shpresojnë se mund të trajtohet me kimioterapi.

“Nëse nuk janë në gjendje të vazhdojnë trajtimet e tij, atëherë do të jetojë vetëm disa javë ose muaj. Trajtimi mund të zgjasë jetën, por mjekët nuk e garantojnë. Nuk do e dëshiroja këtë për asnjë”, u shpreh nëna e tij, Tracey.

Diagnoza iu zbulua vetëm tetë javë pasi ai filloi të kishte shqetësime serioze për dhimbjen e kokës.