Dita e djeshme ka qenë ditë e rezervuar për votuesit pa të drejtë lirie dhe personat me aftësi të kufizuara.  Gjithësej 70% e të burgosurve me të drjetë vote në burgjet e Maqedonisë kanë votuar, tha Ljupka Guguçevska nga KSHZ. Ajo gjithashtu u është përgjigjur zërave se shumë të burgosur nuk kanë arritur të votojnë.”Secili ka të drejtë ankese tek komisioni përkatës”- është shprehur Ljupka Guguçevska. Ditën e djeshme 1.882 votues të regjistruar dhe të identifikuar si të burgosur kanë pasur të drejtën të votojnë në 13 vende për vuajtje të dënimit.