Një pjese e konsiderueshme e qytetarëve nuk e kanë idenë se çfarë feste është 23 Tetori. Për kamerën e Televizionit Alsat, qytetarët e anketuar kishin pak njohuri për shënimin e kësaj date.

“Jo, çfarë feste, jo”.

“Jo, çfarë feste është”?

“Nuk e di çfarë feste është”.

“Po, festë. Nuk e di, e VMRO-së më duket”.

“Po, po e VMRO-së”.

“E di, dita e VMRO-së”.

“Të them të drejtën e di, 23-shi i VMRO-së”.

Qytetarët ndajnë njohuri të ndryshme rreth kësaj feste por kanë qëndrim të ngjashëm sa i takon faktit se në vend ekzistojnë shumë festa dhe ditë jo-pune dhe të njëjtat duhet të reduktohen dhe të konsiderohen si ditë të zakonshme.

“Nuk mund të ju përgjigjem, nuk jam i punësuar dhe nuk ju kushtoj vëmendje, nuk kam bërë evidencë.”

“Po nëse i mbledhë edhe festat kombëtare edhe religjioze kemi shumë, duhet të rishikohet edhe njëherë. Çdo ditë festë, festë… Duhet të ketë pak shije. Çdo ditë e bëjmë festë”.

“Po, së tepërmi. Duhet të reduktohen, më shumë punë duhet”.

“Po ka shumë ditë jo pune në vend dhe mendoj se ato duhet të reduktohen”.

“Të themi të drejtën ka shumë por çfarë është puna e dinë vetëm ata kryesorët. Më herët kishte festa edhe shtetërore edhe religjioze, por tani janë më shumë”.

“Ka shumë, me të vërtetë ka shumë festa përkundrejt”…

23 Tetori shënon përvjetorin e formimit të VMRO-së në vitin 1983 dhe fillimin e lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, për krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë./Alsat-M/