Shkruan: Qenan Aliu

Shefi i shtabit qendrorë zgjedhorë i Bdi-së z. Fatmir Besimi, do të pësoj stigmatizimin më kolorit , si shef shtabi më i dështuar në historinë e rrugëtimit politik të partisë së tij. Ka të ngjarë të përjetojë dështimin më të thellë se pararendësi i tij Bekim Neziri. z. Besimi nuk ariti të korrigjoj shtabet zgjedhore komunale në zbatimin e PJ-rit të fushatës zgjedhore. Shumë nga ata me rrjetet sociale vepruan në kundërshtim me rrethanat dhe mentalitetin tradicional të votuesëve. Ai nuk arriti poashtu të evitoj PERSONIFIKIMIN dhe INDIVIDUALIZIMIN e fushatës në disa komuna nga kandidatët e partisë së tij. Disa nga ata ziglën dhe emblemën e partisë në shtabet e tyre e eksponuan në formë të turpshme duke etabluar INDIVIDUAN mbi subjektin dhe strukturën e partisë. Shefi i shtabit qendrorë gjithashtu nuk rreagoi me udhëzime për shmangien e termeve që përmbytin njerëz siç ishte rasti nga disa shtabe ,, PRALAJMËRIMet,, demek i ndodhjes së ,,Uraganit,, apo ,,Tërmetit,, këtu apo atje , sonte apo nesër, zatën instituti metereologjik nuk njoftoi për gjëra të tilla.KËTA TERME RIVALËT GJITHNJË E MË TË TEPËR I FUTËN NGA ZEMRA NË ZEMËR TË VOTUESËVE. Këto dhe shumë lëshime tjera menaxhuese, janë një prej faktorëve për pritshmërinë e humbjes së partisë së tij, mbase jo si humbës apsolut por si humbës i thellë relativ në këto zgjedhje lokale. Dhe e gjithë kjo nu duhet të perceptohet me habi se ndoshta ky shef i shtabit qendrorë ndoshta ka qenë i zënë shumë për kalkulimin e PAZAREVE me votat e shqiptarëve, mbase e patëm dëgjuar se është zemërgjërë dhe nuk donë të KORITET me asnjë palë , as me ta të Vmro-së e as me ata të Lsdm-së !