Situata e Ballkanit, ardhmëria e Bashkimit Evropian, përforcimi i bashkëpunimit të sigurisë, çështjet energjetike ishin pjesë e temave, në të cilat u përqendruan sot pjesëmarrësit në takimin katërpalësh në Selanik, të organizuar nga Greqia, me pjesëmarrje të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Pas përfundimit të takimit, i cili është i dyti nga ky lloj, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov theksoi se në tryezë ka pasur përfaqësues të dy vendeve, nga të cilët varen shumë punë në kontekst të BE-së, njëra është Greqia, tjetra është Bullgaria, e cila nga 1 janari i vitit të ardhshëm e mori kryesimin me Unionin.

Takimi, sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, ka kaluar në frymën e mirëkuptimit të qëndrimeve të ndryshme të shteteve për çështje të caktuara dhe tentim që të vendoset theks në atë që i lidh, e jo në atë që i ndan.

“Formati i takimit u quajt Evropa Juglindore. Ky është takimi i dytë i llojit të tillë, i pari u mbajt në kontekst të krizës së migrantëve, këtë herë patëm tema më të gjera dhe më fleksibile. Kjo është vendosje e një bashkëpunimi rajonal, sepse të gjithë një ditë do të jemi aleatë evropianë”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se grupimi i tillë është i ngjashëm me të tjerët në BE, si vende nga Vishegradi, nga Baltiku, nga Beneluksi.

“Këtë proces e shfrytëzojmë të mësojmë si të jemi aleatë, si të bisedojmë për çështje të rënda”, shtoi ai.

Ministrat u dakorduan që kjo iniciativë të bëhet e rregullt, të takohen në këtë format në kontekst të nevojave dhe mundësive, por jo më rrallë se njëherë në vit. Takimi i ardhshëm është për gjashtë muaj dhe do të fokusohet në fondet strukturore të BE-së dhe siç theksoi Dimitrov, në politikat kohezive të Unionit.

“Do të tentojmë të gjejmë mënyrë që katër shtetet të aplikojmë me projekt të përbashkët dhe së bashku të sigurojmë mbështetje për financimin e atyre projekteve”, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Në margjinat e takimit katërpalësh, Dimitrov realizoi takime bilaterale me shefat e diplomacive të Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, Nikos Koxias, Ditmir Bushati dhe Ekaterina Zaharieva.

Fokusi i takimit me Koxias ishte, siç tha ai, në çështjet, të cilat na lidhin.

“Qëllimi ishte që të takohemi dhe të përpiqemi që në pika të përbashkëta të ndërtojmë agjenda pozitive, kryesisht të fokusuara në bashkëpunim të përfaqësuesve të OJQ, të universiteteve dhe punonjësve tjerë akademikë”, theksoi Dimitrov.

Koxias dha mbështetje për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, dhe siç tha, qasje e re është fokusi në punët pozitive gjatë zgjidhjes së kontestit.

Dimitrov kishte takim të shkurtër edhe me prefektin e Selanikut, Janis Butaris, me të cilin janë marrë vesh që pas zgjedhjeve lokale në Maqedoni të formojnë grup punues, i cili do të hartojë listë të aktiviteteve dhe projekteve me interes të përbashkët.

Koxias paraprakisht në konferencën përfundimtare për shtyp nga takimi, në të cilën forli vetëm ai, shfaqi shpresë se në një moment do të mund të arrijmë në situatë që të kemi bisedime përmbajtësore për emrin dhe shtoi se asnjëherë nuk ka thënë se kjo është e ndërlidhur me gjuhën ose me çështje tjetër.

Në kontekst të mbledhjes së sotme të ministrave të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, Koxias tha se Athina do të japë mbështetje për pjesën më të madhe të vendeve në BE, si dhe mbështetje për krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit.

Ai pranoi se Greqia është sjellë në mënyrë arrogante ndaj vendeve në rajonin në vitet e 90-ta, por ka nxjerrë mësim dhe është kthyer drejt ndërtimit të besimit. Vlerësoi se marrëdhëniet mes vendeve në rajon tani janë shumë më të mira sesa perceptohet në opinion.

“E ardhmja e katër vendeve është në Evropë, me ç’rast bashkëpunimin tonë rajonal do ta ndërlidhim me bashkëpunimin evropian. Kemi vullnet që të zgjidhen problemet nga e kaluara, historia nuk duhet të paraqet burg, por shkollë, nga e cila do ta mësojmë leksionin porositi Koxias”, tha ai.

Ministrat e punëve të jashtme në sesion të veçantë kanë biseduar për krizën e refugjatëve, për shfrytëzim të ndërsjellë të kapaciteteve të shtetit për mbrojtje civile, për luftë të përbashkët kundër terrorizmit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se është arritur marrëveshje që takime të këtilla të ketë në çdo gjashtë muaj me qëllim që të thellohet bashkëpunimi.

Të hënën e ardhshme do të ketë takim të drejtorëve të policisë së Maqedonisë dhe të Greqisë.

Është kontraktuar edhe trajnim i zjarrfikësve në Qendrën për zjarrfikës në Selanik.

“Kemi konstatuar se në pjesën e krizës së emigrantëve ka kushte për ekzistencë të marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë. Tash për tash nuk kemi informacione se kriza e emigrantëve mund të përjetojë përforcim ose se mund të rifillojë me punë ruta e Ballkanit Perëndimor, megjithatë kemi kontraktuar përforcim të bashkëpunimit në këtë sferë”, shtoi Spasovski.