Kam një lajm të mirë, jemi në negociata dhe në fazën e fundit i dakordojmë kushtet me Agjencinë japoneze për Zhvillim “Xhajka” për mbështetje me kompaninë e tyre “Mitcubishi”, lidhur me REK Bitola, paralajmëroi shefi i diploamacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov gjatë qëndrimti të tij të sotëm në Manastir.

Prodhimi i REK Bitola, tha ai, do të jetë shumë më i pastër dhe më ekologjike. Kjo, potencoi Dimitrov, është një çështje shumë me rëndësi për Manastirin si qytet, por edhe për Maqedoninë si shtet.

“Dua të theksoj se duhet t’i hapim perspektivat dhe duhet ta hapin ardhmërinë. Duhet t’i bindim të rinjtë se kanë ardhmëri në Republikën e Maqedoisë, ndërsa për një punë të tillë, duhe në shtëpi të kemi rend, sistem që do të jetë i ndershlm dhje duhet zë kemi vizion për atë çfarë Maqedonie duam për pesë vjet nga sot, për 10 vjet nga sot, të dimë se ka vend për ne në BE, se pasaporta e Maqedonisë të vlejë që mos vrapojmë pas pasaportave të tjera”, theksoi Dimitrov në  në konferencën e përbashkët në Shirok Sokak, ku publikisht e mbështeti për kyrera komune të LSDM-së, Natasha Petrovska.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me takimin e djeshëm me Koxiasin në Greqi, nëse është biseduar për formim të komisionit i cili do të bëjë revizion të teksteve shkollorfe dhe kur mundet të pritet për vazhdimin e procesit për zgjidhjen e problemit të cilin Greqia e ka me emrin e Republikë së Maqedonisë, Dimitrov tha se nuk kanë biseduar lidhur me këtë çështje.

“Nuk biseduam për këtë çështje. Biseduam për atë si ta shohim ardhmërinë e rajonit. Çfarë është ajo që mund ta bëjmë që të përmirësohen marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisl. Dua të them se Maqedonia nën Gruevskin ishte e kompleksuar. e frikësuar dhe zakonisht ka qenë çfarëdo  bisede interpretohet negativisht. Për këtë edhe spini ishte se do të bisedojmë për revizion të teksteve shkollore edhe atë vetëm ato maqedonase. Cilatdo qoftë shtete evropiane kur janë në fazë të të pajtimit dhe në hapjen e brengave dhe paragjykimeve, gjithmonë duhet të shihet si është tek ata tregimi për Maqedoninë, si është tregimi në Maqedoni për Greqinë, ndërsa ajo që u bisedua në Nju-Jork ishte për takim të ekspertëve dhe historianëve.

Shtoi se Koxias dje ka dhënë “një deklaratë shumë interesante dhe ka thënë se asnjëherë nuk ka thënë se pjesa nga kontesti është identiteti, gjuha maqedonase etj”.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë u përgjigj edh për procesin negocues nes Maqedonisë dhe Greqisë dhe në kërë rast tha është shumë jofalnderuese të parashikohet çfarëdo qoftë.