Çifti i aktorëve Alfred dhe Violeta Trebicka ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Ndryshe nga herë të tjera ku jemi mësuar t’i dëgjojmë të flasin për profesionin, sot çifti ka rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Ata janë prej 27 vitesh sëbashku dhe ka qenë pikërisht profesioni që i ka bashkuar.

“Unë do të konkurroja për aktrim pas shkollës së mesme.

Mundësia e vetme që unë të punoja me dikë ishte Fredi, pasi e njihte im vëlla. Nuk ka nisur këtu historia, ai qante hallet edhe për të dashurat e tij tek unë. Kishim një miqësi shumë të mirë. Në vit të dytë të shkollës së lartë jemi lidhur”, tha Violeta.

Ndërkohë aktori shtoi se ishin projektet që shërbyen që ata të kalonin më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe miqësia e tyre të behej edhe më e madhe, për të mos u ndarë më.

“Ne kemi 23 vite të martuar dhe 27 vite njohje.

Miqësia ishte dhe momenti i projektit shërbeu që ne të rrinim gjithë ditën bashkë dhe filluam të mos rrinim vetëm ditën, por edhe natën dhe nuk u ndamë më”, tha Alfred Trebicka. /tvklan/