Makina e shtetasit Artur Saraçi, shef i Task-Force në OSHEE Shkodër është djegur mëngjesin e sotëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të nisur hetimet mbi ngjarjen e ndodhur.

Dyshimi kryesor është se makina e Saraçit është djegur me qëllim për shkak të detyrës që ka si shef i Task-Forcës në OSHEE Shkodër.

Megjithatë nga deklarimet që ka bërë Saraçi në polici ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person. Dyshimi kryesor është zjarrvënia për shkak të detyrës por nuk përjashtohet mundësia e një defekti në automjet.