Në mesin e rinisë, sot në ambientin e një lokali, kryetari i Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata qëndroi për një bashkëbisedim me ta.
Rinia e entusiazmuar dhe falenderuese për punën që kryetari Lata ka bërë në shërbim të tyre, krijimin e ambienteve për ta, ndërtimin e gjimnazit supermodern dhe hapësirës që atyre u është dhënë përmes punësimit, treguan se do të jenë mbështetësit kryesor të tij në këta zgjedhje për një mandat të ri katërvjeçar, si e vetmja alternativë dhe garancë për një rini dibrane që duan ata.