Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria është i inatosur me drejtuesit e PSG-së, të cilët deshën ta shesin gjatë verë së kaluar

PSG gjatë verës tentoi ta shiste Di Marian, pas transferimeve të mëdha të Neymar dhe Kylian Mbappe.

Kjo ka prekur argjentinasin, i cili nuk ndihej i rëndësishëm për trajnerin Unai Emery.

“Angel është mirë në Paris, por ai nuk e ka harruar se PSG deshi të ishte pa të. Emery e ka në planet e tij dhe mendon ta përdor edhe si mesfushor”, ka treguar një shok i Di Marias për L’Equipe.

Argjentinasi gjatë verës lidhej me një kalim të mundshëm në Barcelonë, por në fund vendosi të qëndronte edhe për një sezon tjetër.