Gerard Deulofeu mund të rikthehet në Serie A gjatë janarit

Sulmuesi spanjoll, Gerard Deulofeu, gjatë afatit kalimtar të janarit mund të largohet nga Barcelona.

Deulofeu dëshiron të gjejë një skuadër të re pasi te Barcelona nuk është zgjidhja e parë e trajnerit Ernesto Valverde.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, skuadra e Juventusit ka shfaqur interesim që Deulofeun ta transferojë gjatë janarit, përcjell Express.

Deulofeu e njeh mirë Serie A pasi në gjashtë muajt e fundit të sezonit të shkuar ishte i huazuar nga Everton në Milan.

Por, më herët është përfolur se edhe Milani po synon ta rikthejë në skuadër Deulofeun.