Presidenti amerikan ka pezulluar botimin e një numri dokumentesh mbi vrasjen për shkak të sigurisë kombëtare.

Premtimi për publikimin komplet të dokumentacionit për vrasjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy në vitin 1963, është shtyrë për shkak të frikës së vazhdueshme se disa informata megjithatë duhet të ruhen, transmeton Koha.net.

Drejtoria Kombëtare për Arkiv e Dokumentacion do të publikojë 2800 dokumente, përafërsisht 300 dokumente më pak nga të gjitha ato që ekzistojnë, përcjell al jazeera .

Presidenti amerikan Donald Trump të shtunën e shkuar ka thënë se do të lejojë publikimin e të gjitha dokumenteve sekrete lidhur me vrasjen me arsyetimin se opinioni e meriton transparencën.

Të enjten ai ka pranuar kërkesën që opinioni, megjithatë, duhet të privohet nga një pjesë materialesh nga të cilët shumica janë në duart e FBI-së e të CIA-s, kanë thënë zyrtarët të lartë të kabinetit të presidentit amerikan.

Trump ka nënshkruar memorandumin e shefave të drejtorive dhe të agjencive në kabinet në të cilin u ka thënë se amerikanët presin dhe meritojnë që qeveria “atyre t’u ofrojë qasje më të madhe në ’dokumente’ në mënyrë që njerëzit përfundimisht të mund të jenë të informuar për të aspektet e kësaj ngjarjeje”.

Edhe pse, sipas fjalëve të tij, është përpjekur që “veli më në fund të ngrihet”, disa trupa shtetërorë kanë tërhequr vërejtjen ”se disa informata duhet edhe më tej të jenë të paqasshme për opinionin për shkak të sigurisë kombëtare, ruajtjes së rendit juridik dhe dilemave lidhur me politikën e jashtme”.

Presidenti amerikan ka thënë se në këtë situatë nuk ka pasur zgjidhje dhe ka qenë i detyruar të pranojë përjashtimin e disa pjesëve të dokumenteve për publikim.

Ai megjithatë i ka urdhëruar trupat shtetërorë që gjatë 180 ditëve të ardhshme të verifikojnë të gjitha pjesët e përjashtuara. Në fund të kësaj periudhe, ai do të kërkojë publikimin e të gjitha informacioneve për të cilat trupat zyrtarë nuk mund të japin dëshmi se duhet të mbahen sekret, shkruan në memorandum.