Paulo Dybala do të mbetet ekzekutues i penalltive te skuadra e Juventusit.

Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se sulmuesi argjentinas nuk do ta humb rolin e tij pas dy dështimeve në dy ndeshjet e fundit në Serie A.

“Dybala do të vazhdojë t’i ekzekutojë penalltitë”, deklaroi Allegri.

Juventus ndeshet me Sporting Lisbonën në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.