Sonte Bashkim Bakiu në Saraj nuk është pritur nga simpatizuesit e BESËS. Siç shihet salla e zbrazur dhe një mesazh se Saraji nuk e mbështet kandidatin e BESËS për të parin e komunës.

Bashkim Bakiun nuk e duan shkaku se ai vazhdon të mbaj librezën e BDI-së në xhep, ndërsa nga ana tjetër ka dalur kandidat i BESËS.

Ai edhe gjatë debateve të fundit nuk ka pranuar nëse është larguar definitivisht nga BDI, duke lënë një derë të hapur pas zgjedhjeve të 15 tetorit, duke i tradhtuar besatarët edhe një herë për interes të tij personal.

Ndryshe Saraji vazhdon të jetë bastion i BDI-së, dhe me 15 tetor pritet që fitorja të jetë e madhe e Blerim Bexhetit pasi ai ka paralajmëruar projekte konkrete për komunën e Sarajit. /TetovaSot/