Didier Deschamps e ka zgjatur kontratën me Federatën Franceze të Futbollit deri në vitin 2020.

Trajneri mori drejtimin e Francës në vitin 2012 dhe arriti të luante në finale të Euro 2016, ku Les Bleus pësuan nga Portugalia.

Po ashtu, ai ka arritur ta kualifikojë përfaqësuesen në Kampionatin e ardhshëm Botëror, duke regjistruar vetëm një humbje në dhjetë ndeshje kualifikuese.

“Për mua, Didier është më i mirë dhe nuk ka konkurrencë”, ka thënë kreu i Federatës Franceze, Noel Le Graet.

Në bazë të marrëveshjes së re, 49-vjeçari do ta drejtojë Francën edhe në ‘Euro 2020’, për të kompletuar tetë vjet në krye të kombëtares.

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Chelseat ishte kapiten i Francës që e fitoi Kampionatin Botëror (1998) dhe atë Evropian (2000).

Monaco, Juventusi dhe Marseille, janë klubet që i ka drejtuar Deschamps para se të angazhohej si përzgjedhës i kombëtares.