Popullsia e Britanisë do të rritet deri në 70 milionë banorë, para fundit të dekadës së ardhshme, kanë treguar parashikimet e reja të cilat thonë më shumë se gjysma e rritjes shkaktohet nga emigracioni.

Numri i njerëzve që jetojnë në Britani do të rritet me 3.6 milionë- 5.5 për qind- dhe ky vend do të jetë shtëpia e 70 milionë njerëzve deri në vitin 2029, transmeton Indeksonline.

Parashikimi i ri i Zyrës për Statistikat Kombëtare konsideron se kjo rritje do të bëhet për shkak të emigracionin, feretilitetit dhe jetëgjatësisë.

Kjo zyre arriti në përfundim se gjatë dhjetë viteve të ardhshme, 46 për qind e rritjes së popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar parashikohet të rezultojë nga lindjet më shumë se vdekjet, me 54 për qind që i atribuohen migracionit ndërkombëtar.