Deri në orën 13 në zgjedhjet lokale në Ohër kanë dalë dhe kanë votuar 25 për qind nga 52.858 qytetarë me të drejtë vote, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa në një atmosferë korrekte dhe demokratike, pa parregullsi.

Në Strugë jehona e zgjedhjeve deri në orën 13 arrin 22,8 për qind nga gjithsej 60.539 votues të regjistruar. Nga KKZ në Strugë njoftojnë se deri më tani ata nuk kanë marrë kurrfarë kumtese zyrtare për çfarëdo qoftë parregullsish në procesin zgjedhor.

Në Debarcë deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 32 për qind nga numri i përgjithshëm i 4.625 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Në Debarcë nuk ka kurrfarë probleme as parregullsi në procesin zgjedhor.