Deri sot në orën 12:00 nuk janë parashtruar padi nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, konfirmuan për MIA-n nga Gjykata administrative.

Afati për partitë për të parashtruar padi deri te Gjykata Administrative është 24 orë dhe skadon sonte duke e pasur parasysh se KSHZ-ja mbrëmë ua dorëzoi vendimet partive politike për ankesat e të cilave ka vendosur.

Snezhana Kiprovska, bashkëpunëtore e lartë gjyqësore në Gjykatën Administrative informoi se mbrëmë deri te gjykata ka arritur një padi nga Gjorgji Sharkovski kundër, siç qëndron në dokumentin e parashtruar, “administratës shtetërore në Krivogashtani” në lidhje me parashtrimin e listës së kandidatëve për kryetar komune. Këshilli gjyqësor në Gjykatën Administrative e shqyrton këtë padi.

Për paditë sipas vendimeve për ankesa për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale nga partitë duhet të vendoset në afat prej 48 orëve pas parashtrimit. Do të vendosin pesë këshilla gjyqësorë të përbërë prej nga pesë gjykatës nga Gjykata Administrative të përzgjedhur me short. Paditë në mënyrë elektronike do t’ju shpërndahen gjykatësve, ndërsa vendimi do të jetë në seanca  publike, thonë nga Gjykata Administrative.

KSHZ-ja i refuzoi të gjitha ankesat e parashtruara për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Më së shumti ankesa ka parashtruar VMRO-DPMNE-ja, ndërsa ankesa patën edhe Aleanca për Shqiptarët, TMRO-ja dhe E Majta.