Për ndjekjen  zgjedhjeve të ardhshme lokale në Maqedoni, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve deri më tani janë akredituar 5.011 vëzhgues vendor dhe 373 të huaj. Në KSHZ për ndjekjen e zgjedhjeve deri më tani janë akredituar gjashtë gazetarë.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, nga vëzhguesit e akredituar vendor numër më të madh ka organizata joqeveritare MOST – 2.843, më pas Shoqata e qytetarëve ZHA “Sinergjia” – Shtip 1.829 vëzhgues, Civil – Qendra për liri 191, Instituti për strtegji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional Shkup – QMBI Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues.

Nga të huajt, numër më të madh të vëzhguesve ka Misioni i OSBE/ODIHR 198, më pas Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 33, Delegacioni i BE-së 23, Qendra për studime ndërkombëtare për zgjedhje (IESC) 18…

Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe ambasadat e Federatës ruse, Shqipërië, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Mbretërisë së Holandës, Italisë dhe Sllovakisë në Maqedoni.

Në KSHZ janë akredituar edhe 294 përkthyes.