Sapo dolën nga mbledhja me dyer të mbyllura në Kuvend, filluan të flasin për gazetarët.

Edhe pse kanë nënshkruar nga një deklaratë për të heshtur, asnjë prej deputetëve socialistë të cilët janë pjesë e Këshillit të Mandateve, nuk e mbajti fjalën e dhënë.

Asnjëri prej tyre nuk e respektoi të paktën me 24 orë betimin e dhënë se provat sekrete qëe do të shikonin nuk do ti nxirrnin dhe bënin publike.

Ndoshta dhe mezi prisnin ti shikoni ato prova që ti nxirrnin në shesh. Të gjithë socialistë të Këshillit në vend që të ishin diskretë në atë që panë dhe dëgjuan, vepruan komplet të kundërtën.

Sapo dolën nga mbledhja, filluan duke dërguar mesazhet drejt televizioneve apo medieve të tjera. Filluan të tregonin se kishin parë provat sekrete dhe ato nuk kishin ndonjë gjë të madhe.

Më pas filluan të dalin nëpër studio televizive e të tregonin se prova sekrete që kishte sjellë prokuroria ishte dosja italiane prej 416 faqesh që është bërë publike, e se nuk kishte provë tjetër sekrete që mund të inkriminonte shokun e tyre, deputetin Saimir Tahirin.

Në fakt kishte edhe nga ata deputetë apo deputetet që ishin habitur se si, dosjen e plotë e kishte edhe njëri prej deputetëve të PD-së, i cili e kishte printuar. Në fakt atë dosje e ka secila redaksi mediatike në vend e jo vetëm.

Në fund, kishte apo jo prova sekrete, ajo që doli dhe u konfirmua ishte se asnjë prej deputetë socialistë që ishin pjesë e atij Këshilli Mandatesh nuk e mbajti dot fjalën e dhënë as për 1 orë e jo më shumë.