Blerim Sejdiu i Lëvizjes Besa sonte u gjend në një gjendje të paditur duke mos pasur idenë se si do e zgjidhë problemin e deponisë në fshatin Debërcë si një problem rajonal.

Sejdiu ndonëse e ngriti si një problematikë të madhe por i pyetur nga moderatorët e debatit në Art Channel mbetet pa fjalë se si do e zgjidhë problemin e deponisë.

Ai mes tjerave përmend se do presë që Oda ekonomike gjermane të meret me pastrimin e deponisë në fshatin Debërcë nëse ai fiton kreun e komunës, e që mos ta bëj ai si kryetar komune por atë ta bëj Oda ekonomike e Gjermanisë.

Ndërkohë që kandidati i BDI-së Fatmir Izairi gjatë debatit të sontëm thotë së programi i tij përfshinë zonën industriale, avancim të kompanive. Sipas tij, atë që e ka premtuar dhe thënë në vitin 2013 nuk e ka devijuar aspak.

Kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi sonte në debatin e Art Channel thekson se problemin e deponisë në fshatin Debërcë do e zgjidhë përmes autoriteteve shtetërore pasiqë është problem në nivel republikan.

Sipas Izairit deponia në fshatin Debërcë do të zgjidhet bashkë me deponinë Rusino e cila tashmë është një nga deponitë më të mëdha në vend.